Reforma Territoriale, UNDP dhe BE thirrje për ndryshime të reja: Të forcohet llogaridhënia! 10 mln euro grante për ngritjen e kapaciteteve

2 months ago 11
Reklamë

Pas 10 vitesh nga miratimi i Reformës Territoriale dhe Administrative, qeverisja vendore ka ende nevojë për përmirësim.

UNDP dhe Bashkimi Europian thonë se tashmë vendi përballet me sfidat që sjell rruga drejt BE-së, e për këtë duhet forcuar transparenca dhe llogaridhënia në nivel vendor.

“Qeverisja vendore është një aktor kryesor për fuqizimin e demokracisë si dhe për rritjen gjithëpërfshirëse. Fokusi tek transparenca, integriteti dhe digjitalizimi do të jenë pikat kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian”, Monica Merino, përfaqësuese e përhershme e UNDP.

“Qytetet janë ato që shtrojnë rrugët drejt Bashkimit Europian. Demokracia dhe reforma në administratën publike luajnë një rol kyç për të kuptuar që kemi transparencë dhe llogaridhënie në formën e duhur. Do kemi grante të reja për Shqipërinë, 10 milionë euro për ngritjen e kapaciteteve”, Lenka Vitkova, nga delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, theksoi se falë ndarjes administrative me 61 bashki, ka më shumë mundësi për përballimin e sfidave që ka pushteti vendor.

“Sfidat janë të jashtëzakonshme, për fuqizimin e tyre për çështjen e burimeve njerëzore që kanë nevojë, për sfidat që qytetet dhe bashkitë kanë në raport me integrimin europian, si do bëhet qytetet tona të gatshme për t’u rregulluar në këtë hapësirë të re administrative”, shprehet ministri Mazniku. Ai vuri në dukje se me STAR 3, përmbyllet një dekadë e mbështetjes që partnerët tanë PNUD, USAID, BE dhe miqtë tanë zviceranë dhe suedezë dhe gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendëse dhanë për reformën administrative-territoriale të vitit 2014.

Ministri shprehu mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën dhe punuan për këtë vizion duke ndërmarrë hapin e rëndësishëm që nga 373 njësi vendore të vështira për t’u menaxhuar, t’i bënin në 61 ku suksesi është i dukshëm. Mazniku në fjalën e tij falënderoi ministrat e kohës së pushtetit vendor, Bledi Çuçi dhe Eduart Shalsi si ministër i Sipërmarrjes, teksa theksoi se sfida vijon për reformimin e bashkive sipas modelit europian.

“Kemi nisur trajnimin e stafeve të bashkive për të thithur sa më shumë fonde europiane dhe t’i mbështesim me rritjen e pagave për të siguruar shërbim sa më cilësor për qytetarët tanë”, tha Mazniku.

Për ndryshimin e ndarjes administrative dhe territoriale ka pasur shpesh ide nga palët e politikës, por pa gjetur dakordësinë.

Read Entire Article