Reforma Zgjedhore, Bardhi: U mor peng nga Rama. Kryeparlamentarja Nikolla, sjellje të paprecedentë

1 year ago 29
17:49 12/10/2023

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi e konsideron të paprecedentë sjelljen e kryeparlamentares së Kuvendit Lindita Nikolla në seancën e sotme parlamentare që lexoi njoftimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Bardhit nga grupi i PD.

Po kështu, Bardhi akuzon Kryeministrin Rama se ka marrë peng Reformën Zgjedhore, si dhe dënon rrëzimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita.

“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”, thuhet në reagimin e Gazment Bardhit. /tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article