Reforma zgjedhore, Basha: Mbledhja e sotme, një shfaqje! PD luan për këto 4 interesa

8 months ago 9
17:32 19/01/2024

Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat këtë të premte. Ai foli ndër të tjera edhe për reformën zgjedhore. Sa i përket prishjes së mbledhjes së sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Basha e konsideron një shfaqje për të hequr vëmendjen nga çështjet thelbësore për shqiptarët.

“Shfaqja e sotme është tërësisht për të hequr vëmendjen nga çështjet thelbësore për shqiptarët”, u shpreh Basha.

Sipas tij, po zhvillohet një teatër për reformën zgjedhore, me regji të kryeministrit Edi Rama.


“Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën e bëjnë pazare ditën, që të mos e lejojnë listën e hapur. Zgjedhjet bëhen në pranverë 2025, ndaj duhet që të vendosen sot rregulla loje për barazinë e votës. Diskutohet për gjithçka përveç kësaj çështje”, tha ai.

Basha u shpreh se Rama e di që nuk mund të futet në zgjedhjet e ardhshme me këtë Kod Zgjedhor pasi Gjykata Kushtetuese e ka eliminuar një aspekt të saj. Për këtë arsye, ai theksoi se Kodi duhet të rregullohet dhe për këtë arsye duhen minimalisht 84 vota. Basha kërkoi që të gjitha palët të tregojnë publikisht se çfarë duan të ndryshojnë. Për demokratët tha se në interesat e saj janë 4 çështje.

“PD po luan për këto interesa, lista të hapura, votim elektronik, Shqipëria një zonë elektorale dhe votim i diasporës”, tha Basha./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article