Reforma Zgjedhore/ Deputetët e opozitës thirrje Kuvendit: Komisioni t’i kthehet funksionalitetit dhe normalitetit

9 months ago 20
12:57 19/01/2024

Demokrati Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje parlamentit që të marrë në konsideratë kërkesën e deputetëve të opozitës që Komisionit për Reformën Zgjedhore t’i kthehet funksionalitetit dhe normalitetit.

Në një deklaratë për mediat, ku kanë qenë të pranishëm dhe deputetë të opozitës, Bylykbashi ka deklaruar se shumica dërrmuese e opozitës në parlament duhet që të jetë në themel të një zgjidhjeje sa mjë të shpejtë të kësaj krize politike që sipas tij, Rama ka futur parlamentin. Në të kundërt, Bylykbashi paralajmëron se nuk do të ketë normalitet në parlament.

Oerd Bylykbashi: Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë, që komisionit t’i kthehet funksionalitetit dhe normalitetit. Në të kundërt, ky parlament do të vazhdojë të mos jetë funksional. Reforma, një nga themelet e krizës që ka përfshirë parlamentin. Shumica dërrmuese e opozitës në parlament duhet të jetë në themel të një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj krize politike që Edi Rama ka futur parlamentin. Normaliteti në parlament nuk do të ketë sa kohë që rregulla të rëndësishme do të ndryshohen në këtë formë. Ajo që është oferta jonë është e ndershme: Kërkojmë respektimin e një tradite 20-vjeçare që ka garantuar sukses, përgjegjësia është bashkëndarë, kjo duhet të jetë filli i këtij procesi. Këto janë rregullat bazë. Duhet një vendim parlamenti që pranon normalitetin dhe ky Komision i Reformës Zgjedhore fillon punën dhe i jep zgjidhje duke ngulur këmbë që parlamenti voton me shumicë atë që miratohet me Konsensus pa bërë lojë e truke si në 2000-ën.

I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të mos bashkohen në atë që e quan “farsë” përsa i përket Reformës Zgjedhore.

Fatmir Mediu: Rama nuk i ka 84 vota në parlament. I bëj thirrje deputetëve të opozitës të mos bashkohen në një farsë. Shtrembërimet që bëhen në këtë komision, të qëllimshme. Konsensusi i parë është brenda opozitës.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article