“Reforma Zgjedhore, garanton kushtetueshmërinë e parlamentit”/ Mediu: Përfaqësuesit e opozitës të mos e cilësojnë veten si ofiqarë që i dinë të gjitha

6 months ago 8
Reklamë

Opozita ka arritur konsensusin me mazhorancën për ngritjen e një Komision Parlamentar, i cili në përbërje të tij do të ketë 4 anëtarë; dy nga mazhoranca dhe dy nga Rithemelimi, të gjithë me të drejtë veto.

Në një prononcim për mediet kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se: “Reforma Zgjedhore në radhë të parë garanton kushtetueshmërinë e parlamentit, votimin dhe pjesëmarrjen në votimin e Diasporës dhe më e rëndësishmja e heqjes së duarve nga grabitja e votës dhe garantimi i votimit elektronik.”

I pyetur nëse mendon se do të përfaqësohej drejtë me dy anëtarë, Mediu përgjigjet: “S’kemi tanimë një komision të reformës zgjedhore, por një vend që i trajton problemet. E rëndësishme është që përfaqësuesit e opozitës të mos e cilësojnë veten si ofiqarë që i dinë të gjitha, por të pyesin deputetët e grupit parlamentar dhe të diskutojnë mbi këto çështje me qëllim që kur të shkojnë atje të mund të çojnë përpara…”

Top Channel

Read Entire Article