Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. “Mersim Jakupi”, Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës

1 month ago 12
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 nëntori”, “Gjergj Mehmeti”, “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi”, dhe“Nikolla Ivanaj”, në Njësinë 11. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim do i rrisë ndjeshëm vlerën pronës. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë, edhe gjatë verës, punën për të transformuar lagjet e kryeqytetit, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Premtimi që kemi bërë është se pavarësisht nëse jemi në ish Bllok apo në periferi, do të punojmë me të njëjtin standard. E gjithë zona këtu, zona e Treshit, e Kodër- Kamzës, kanë qenë zona që janë zhvilluar ndër vite, sidomos në vitet ’90, kryesisht me ato mjetet rrethanore, sakrificat e familjeve që kanë kursyer gjithë lekët e emigracionit për t’u transferuar në Tiranë. Këtu do të shtohet vlera e pronës. Një pronë me gropa septike, pa ndriçim, pa kanalizim e pa hyrje për zjarrfikës apo ambulancë është një pronë pa vlerë. Por, një pronë që i ka të gjitha këto, është një pronë që i shumëfishohet vlera”, tha Veliaj.

Read Entire Article