Rekord i nxehtësisë së oqeanit/ Shkencëtarët: U thye më shpejt nga ç’pritej

1 year ago 19
Reklamë

Oqeanet kanë arritur temperaturën më të lartë të regjistruar na njëherë në sipërfaqe, duke shënuar 20.96 gradë Celsius.

Temperaturë kjo më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Oqeanet, sipas ekspertëve, janë një rregullator jetik i klimës pasi thithin nxehtësinë, dhe prodhojnë gjysmën e oksigjenit të Tokës, ndërsa kanë një ndikim dhe në përcaktimin e kushteve atmosferike të motit.

Por ngrohja e ujërave, sipas BBC, po ndikon negativisht në këtë fenomen. Kjo pasi nga njëra anë nxehtësia redukton procesin e thithjes së dyoksidit të karbonit e nga ana tjetër përshpejton shkrirjen e akullnajave duke rritur kështu nivelin e e ujërave të deteve. Nga ana tjetër, ngrohja e ujit të oqeaneve pritet të shqetësojë edhe specie detare.

Si balenat ashtu dhe peshqit do të lëvizin në kërkim të ujërave më të freskëta, duke prishur kështu dhe zinxhirin ushqimor. Ekspertët paralajmërojnë se nga këto fenomene mund të preken rezervat e peshkut.

Ndërkohë peshkaqenët por dhe peshq të tjerë grabitqar mund të bëhen më agresivë për shkak të ujërave të ngrohtë. Shkencëtaret janë të shqetësuar mbi këtë fenomen. Ata thonë se marsi duhet të jetë muaji kur oqeanet duhet të regjistrojnë temperature të ngrohta, dhe jo gushti. Sipas tyre e gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të ndryshimit të klimës.

Top Channel

Read Entire Article