Rekord! Sekuestrohen mbi 380 tonë drogë në një operacion global antidrogë
10 months ago
25
22:05 11/12/2023
Marina Kolumbiane njoftoi këtë të hënë sekuestrimin qindra tonelatave të substancave narkotike, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar antidrogë, duke i dhënë një goditje të fortë trafikut transnacional të drogës.
Siç raporton Reuters, bëhet fjalë për një operacion 45 ditor të drejtuar nga fushata ndërkombëtare e marinës Orion, në të cilën u përfshinë 42 shtete në katër kontinente. Droga e sekuestruar është në shifra rekord. Në të përfshihen 195 tonë kokainë, 175 tonë marijuanë dhe 14.5 tonë hashash.
Në mesin e vendeve të përfshira në këtë operacion janë SHBA, Belgjika, Spanja, Indonezia, Senegali, Kolumbia dhe Brazili./tvklan.al