Rekordet negative te Tottenham

10 months ago 24
22:57 08/12/2023

Humbja me përmbysje e Totenhemit 2-1 në shtëpi kundër Uest Hemit e ka futur skuadrën në një situatë të vështirë, ndërsa ka thyer tre rekorde të padëshiruara. Skuadra e drejtuar nga Ange Postekoglu shkon në pesë ndeshje radhazi pa fitore dhe nëntë pikë larg Arsenalit të vendit të parë.

“Spërs” kanë humbur 16 pikë ndërsa kanë qenë në pozita kryesuese, më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës. Totenhemi bëhet skuadra e parë që humb 3 ndeshje radhazi në shtëpi pasi kryesonte 1-0. Përveç kësaj, ata janë ekipi i parë që nuk arrin të fitojë në pesë ndeshje radhazi pasi ka kaluar në avantazh 1-0.

Rezultatet e fundit në Premier Ligë i kanë dhënë një goditje të fortë pretendimeve të skuadrës së drejtuar nga Postekoglu për titullin kampion. Sfida e radhës në kampionat kundër Newcastle do të jetë vendimtare për “Spërs”, të cilët kërkojnë që t’i rikthehen rrugës së fitoreve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article