Rekursi/ Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, Oltian Bistri kërkon zhbllokimin në Gjykatën e Lartë

1 month ago 25

Ish-drejtuesi i Forcave Operacionale Oltian Bistri dhe familjarë të tij i janë drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkojnë zhbllokimin e pasurive të sekuestruara me urdhër të SPAK.

Rekursi pritet të shqyrtohet nga një trupë gjykuese, ndërsa relator i çështjes është caktuar Sokol Binaj, raporton për Balkanweb gazetari Igli Çelmeta.

Whatsapp Image 2024 09 29 At 14.12.09Bistrit dhe familjarëve të tij iu sekuestruan pasuri me vlerë 3.1 mln euro, ndërsa kërkesat e SPAK janë miratuar nga dy shkallët e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Me urdhër të SPAK, Bistrit iu sekuestruan 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

Bistri u arrestua në korrik të 2023 në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”. Bashkë me Bistrin u arrestuan edhe Pëllumb Gjoka një biznesmen i njohur, por edhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article