Rënia në kategorinë e dytë/ Santos tërheq edhe numrin 11 pas kërkesës së Neymar

10 months ago 17
13:53 13/12/2023

Rënia në kategorinë e dytë të futbollit është përjetuar si tragjedi tek Santos. Klubi historik brazilian do të jetë pjesë e divizionit më të ulët vitin e ardhshëm, por me frikën që periudha në këtë kampionat mund të zgjasë akoma dhe më shumë.

Pavarësisht kësaj, në Brazil janë të bindur se ata do të ngjiten dhe të kthehen në elitë me meritë dhe krenari. Gjithsesi, tek Santos kanë marrë masat për të shmangur turpin. Për këtë fakt, bardhezinjtë kanë hequr nga qarkullimi numrin 10 dhe 11, që mbaheshin në shpinë nga yje të së shkuarës tek kjo skuadër, si Pele dhe Neymar.

Ka qenë ky i fundit që ka bërë një kërkesë të tillë, pas vendimit për të pensionuar përkohësisht fanellën e Pele. Presidenti i Santos ka mbështetur iniciativën, duke e komentuar me fjalët që këto numra do të vishen nga yjet e rinj vetëm kur të kthehen në elitën e futbollit brazilian.

Kështu që të dy numrat historikë nuk do të jenë të disponueshëm për sezonin e ardhshëm. Ato do të duhet të fitohen, me djersë dhe përpjekje, por mbi të gjitha rezultate. 22 herë kampionët e Brazilit ranë në kategorinë e dytë pas rezultateve zhgënjyese për herë të parë në historinë 111 vjeçare të saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article