Replikat për Flutura Ackën, PD i përgjigjet Koreshit: Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave

9 months ago 7

Sekretarja për gruan në Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, Taulanda Jupi iu përgjigj deputetit demokrat, Saimir Koreshi, duke shkruar se Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave.

Reagimi i plotë:

Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave.  Mjeranët e mbetur rrugëve kanë gjetur strehën e maskarenjeve tek sulmet ndaj një gruaje dhe ndaj çdo gruaje që ka dalë në mbrojtje të saj.

Kaq vlejnë!

Kaq është forca e tyre!

Ky është vizioni i tyre!

Mjerisht kjo është oferta e tyre politike: sulmet ndaj grave.

Frustimin dhe mllefin e tyre e tregojnë duke sulmuar një grua por që nuk shpëtojnë dot dhe për fat të keq nuk e ndryshojnë dot fatin e tyre politik. A thua këtë frustrim e nxjerrin duke sulmuar dhe dhunuar gratë dhe nënat e tyre?! Me shume se sulmet e tyre shqetësues është mentaliteti i tyre, relativizimi i dhunës si një reagim normal. Ky është shqetësimi më i madh që fshihet pas gjuhës së dhunshme ndaj një gruaje deputete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article