Reshjet intensive të shiut, Lumi Ishëm del nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujë, përmbytet sipërfaqe e madhe tokash

9 months ago 23

Fryrja e madhe e lumit Ishëm ka bërë që ai të dalë nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.

Reshjet që vijojnë tashme prej orësh kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet ndjeshëm e për pasojë të dalë nga shtrati në disa pika.

Më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta. Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në Bilaj, Derven, Mallkuc etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article