Resulaj-opozitës: Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi! Vareni në ballë këtë fotografi

11 months ago 19
17:54 30/10/2023

Deputetja e PS Pranvera Resulaj ka arritur të mbajë fjalën e saj mes zhurmës sot në Kuvend. Teksa deputetët e PD-së nuk lejonin palën mazhoritare të flasë duke bllokuar foltoren, Resulaj u shpreh nga vendi se kjo është ajo që bën opozita sa herë që qeveria ka sukses në diçka.

“Të nderuar qytetarë! Kjo është fotografia sa herë që ka një sukses nga mazhoranca, kjo është fotografia e opozitës. Samiti i Berlinit në Tiranë, non-grata në hall të madh! Sa herë që kemi lajme të mira për t’ju dhënë qytetarëve, sa herë kemi për të ndarë shqetësimet me ta, vazhdon kjo fotografi e shëmtuar që nuk i shërben askujt. Po, po i dashur Flamur kjo është! Lajmi i mirë: Samiti i Berlinit në Tiranë, Shqipëria në faqet e të gjithë vendeve të Europës. Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi.  Ajo që ne sot duhet të bënim është t’ju tregojmë shqiptarëve se ka patur rritje ekonomike dhe rroga mesatare 900 euro. Unë bashkë me kolegët e mi, po bravo, kjo është ajo që bëjmë ne për shqiptarët. Vareni atë fotografi në ballë, kjo është!”, deklaroi Resulaj.

Fjala e saj u pasua me duartrokitje nga deputetët e PS-së./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article