Revokimi i masës së sigurisë, shtyhet seanca gjyqësore për Berishën dhe Malltezin

7 months ago 5

Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi, ku do të shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca do të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.
Avokatet kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe në të njëjtën kohë depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Berisha dhe Malltezi akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article