“Revolucion karrigesh”, Çuçi për seancën: Buxheti 2024 u miratua pas diskutimeve të gjata

10 months ago 8
10:59 07/12/2023

Kreu i grupit të mazhorancës: Mos prisni që PS të jetë instrumenti që zgjidh krizën e PD

Për miratimin e buxhetit 2024 në 4 minuta sot në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi tha se votimi u krye pas diskutimeve të gjata në komisione.


“U miratua pas diskutimeve të gjata. Seancat plenare bëhen për të miratuar projektligje, ka një anomali nga ana e opozitës” , u shpreh ai në deklaratë për gazetarët.

Veprimet e opozitës në seancën plenare i cilësoi qesharake dhe “revolucion karrigesh”.

I pyetur pse nuk miratohen komisionet hetimore të kërkuara nga pala opozitare, ai ripërsëriti faktin se “ato duhet të jenë në përputhje me përcaktimet që i ka vënë Kuvendit Gjykata Kushtetuese”.

“Sjell dhe njëherë në kujtesë gjithë debatin për komisionet hetimore, nuk e kemi mohuar si të drejtë legjitime. Komisionet hetimore që ka kërkuar opozita nuk janë miratuar për shkak të objektit të tyre. Objekti duhet të vijë sipas kërkesave kushtetuese, pse nuk e sjellin ashtu, pse nuk e çojnë në Gjykatë Kushtetuese vendimin tonë? Padiskutim që ato do të ngrihen nëse janë sipas përcaktimeve që ka bërë Gjykata Kushtetuese.”

Nuk jemi ne që ndezim flakadanë. Është e qartë panorama, ne jemi në forume e institucione, ata mungojnë, dhunojnë e prishin institucionet. S’mund të marr një flakadan dhe t’u them hajde flasim. Nuk i marrim dot me dhunë t’i ulim në tavolinë. Kriza që ka ndodhur në PD fatkeqësisht është shumë e thellë dhe nuk jemi ne shkaktarët, mos prisni që PS të jetë instrumenti që zgjidh krizën”, përfundoi Çuçi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article