Rey Manaj drejt rikthimit në Serie A

1 year ago 39
Reklamë
23:36 07/08/2023

Frosinone tenton firmën, shqiptari pa kontratë që prej shkurtit

Rej Manaj mund të rikthehet në Itali. Është ky lajmi që po qarkullon në mediat fqinje, të cilat pranojnë se për sulmuesin shqiptar ka interes nga Serie A. Duke iu referuar këtyre burimeve, në gjurmët e 26-vjeçarit gjendet Frosinone. Verdheblutë po mendojnë që të firmosin me Manaj, i cili mbetet futbollist i lirë që prej 8 Shkurtit të këtij viti, kur prishi me konsensus kontratën me Uatfordin.

Frosinone shikon te Manaj lojtarin e duhur për të forcuar repartin e sulmit dhe tentuar për të bërë mirë në elitën e futbollit italian në sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar do të rikthehej në Itali pas eksperiencave të tij me Kremoneze, Inter, Peskara, Pisa dhe Spezia. Te klubi ligurian ai luajti midis viteve 2021 dhe 2022, ku shënoi 5 gola në 30 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës. Në sezonin e shkuar, Manaj luajti 7 sfida me Uatfordin, por dëmtimet e shpeshta dhe problemet fizike e penguan për të vijuar karrierën në futbollin anglez.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article