Rey Manaj është tjetër nivel, shënon gol të çmendur nga gjuajtja e lirë në Turqi

7 months ago 11

Asnjë sulmues shqiptar nuk ka bërë më mirë se ai deri më tani në asnjë kampionat ku luajnë.

Rey Manaj është tjetër nivel këtë edicion, pasi nuk ndalet duke shënuar gola thuajse në çdo ndeshje me fanellën e Sivassporit.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në sfidën Sivasspor – Alanyaspor, dhe për të ishte goli i 15-të në elitën e futbollit turk.

⚽️ GOOOOOL GOOOL GOL 63' Rey Manaj
EMS Yapı Sivasspor 1-1 Corendon Alanyaspor

📲 #SVSvALY | #GösterGücünü pic.twitter.com/EOaQUfsqEC

— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) March 9, 2024

Sigurisht që goli i sotëm është më i miri që Manaj ka shënuar këtë edicion, pasi sulmuesi shqiptar ka realizuar nga gjuajtja e lirë me një goditje shumë të fuqishme për të barazuar shifrat në 1-1.

Ishte ky goli i 15-të në kampionat për Manajn, derisa ka realizuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë duke konfirmuar se është në një formë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

It can't be stopped. Another great goal from Rey Manaj!

Sivasspor 1-1 Alanyasporpic.twitter.com/kv5j8eHQxx

— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9, 2024

Read Entire Article