Rezultatet PISA zbuluan efektet shkatërruese të pandemisë te nxënësit

9 months ago 15
Reklamë

Nga The Economist

Çdo tre vjet gjatë dy dekadave të fundit, analistët në OECD u kanë kërkuar nxënësve në dhjetëra shtete të ndryshme të bëjnë teste në lexim, matematikë dhe shkencë, në mënyrë që të  krahasojnë cilësinë e shkollave të tyre.

Askush nuk priste që raundi më i fundit i provimeve të sillte lajme të mira pas problemeve të viteve të fundit për shkak të pandemisë.

Por rezultatet, të publikuara më 5 dhjetor, kanë shkaktuar një tronditje edhe më të madhe nga ajo që pritej. Një adoleshent mesatar në botën e pasur mëshet se ka shkuar rreth gjashtë muaj prapa në lexim dhe nëntë muaj prapa në matematikë, krahasuar me bashkëmoshatarët që kaluan teste të ngjashme në 2018.

Në disa vende të pasura, 15-vjeçarët po performojnë në nivele që në situata normale do të renditeshin nxënës më të vegjël në moshë.

Këto gjetje janë të gjitha më të zymta për shkak të tendencave dekurajuese që i paraprinë.

Testimet ndërkombëtare sugjerojnë se, kur goditi pandemia, adoleshentët në botën e pasur nuk ishin më të shkollaur se ata të shkolluar rreth 20 vjet më parë.

Në lexim dhe shkencë, rezultatet mesatare kanë rënë për një dekadë, sipas standardit të OECD-së, edhe pse shpenzimet janë rritur. Pra, ka arsye të mira për të menduar se notat në provimet e fundit (shpesh të njohura si testet e PISA-s) mund të kenë rënë edhe pa problemet e pandemisë.

Raporti i zymtë duhet të detyrojë qeveritë që të përmbushin dy detyra. E para është rinovimi i programeve për të plotësuar boshllëqet e shkaktuara nga pandemia, për të cilat janë gjetur financimet dhe burimet njerëzore, por puna nuk ka nisur ende.

Të dhënat e publikuara në korrik sugjerojnë se në vitin më të fundit akademik shumë nxënës në SHBA nuk patën një rritje ritmit të performancës së tyre krahasuar me periudhën para pandemisë.

Rezultatet e PISA-s së këtij muaji sugjerojnë treguesit e nxënësve në SHBA mund të kenë rënë më pak se në shumë vende të tjera – por kjo nuk do të thotë asgjë për miliona të rinj që megjithatë po i afrohen fundit të ditëve të tyre të shkollës me boshllëqe në aftësitë e tyre.

Një prioritet i çdo skeme të rinovuar të plotësimit të boshllëqeve duhet të jetë reduktimi i mungesave. Si në Amerikë ashtu edhe në Britani, 20-30% e nxënësve humbasin të paktën një në dhjetë orë, dhe shpesh shumë më tepër.

Kjo është afërsisht dyfishi i normës para pandemisë. Sa për nxënësit që vijnë rregullisht në klasë, shkollat mund t’u ofrojnë atyre më shumë mësime se zakonisht.

Sigurimi i më shumë kohe për të mësuar – në pushime, në fundjavë dhe pas shkollës – është ndoshta mënyra më e thjeshtë për t’i rikthyer të rinjtë të paktën në ritmet para pandemisë.

Por në shumë vende orëve shtesë i është dhënë vetëm një rol minimal në planet e arritjes; ato janë të shtrenjta sepse mësuesit do të duhet të paguhen më shumë, ose kërkohen më tepër burime njerëzore.

Po ashtu, rezulton se vetë fëmijët nuk janë të prirur për të nxënë.

Detyra e dytë e qeverive është të ndryshojnë trendin afatgjatë, i cili po ashtu është dëshpërues.

Testet ndërkombëtare ofrojnë të dhëna se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ulja e numrit të nxënësve në klasa shpesh është humbje parash; ka më shumë rëndësi të kesh mësues me cilësi të lartë.

Buxhetet e arsimit mund të fokusohen më mirë. Në të gjithë vendet e pasura, nxënësit e pafavorizuar përballen me staf më pak të kualifikuar dhe mjaftohen me më pak libra.

Për të ndryshuar këtë do të duhet që të ketë lobim të fuqishëm nga pas duke përfshirë sindikata mësuesish, prindër dhe persona të pasur që të mbështesin diçka të tillë. /vizionplus.tv

Read Entire Article