Richardson kampione e botës në 100 metra

1 year ago 18
Reklamë
NEW YORK, NEW YORK - JUNE 12: Sha'Carri Richardson celebrates after winning the Women's 200m during the New York Grand Prix at Icahn Stadium on June 12, 2022 in New York City. (Photo by Mike Stobe/Getty Images)
11:06 22/08/2023

Atletja amerikane vendosi rekord dhe mposhti rivalët xhamaikane Jackso dhe Fraser-Pryce

Amerikania Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Atletja realizoi kohën 10.65 sekonda, duke vendosur një rekord të ri në kampionatin botëror.

Në vend të dytë doli xhamajkania Sherika Xhekson me kohën 10.72.

Medaljen e bronxtë e fitoi një tjetër sportiste xhamajkane, Shelli-ann Frejzër –Pris, e cila nuk ia doli që të fitonte titullin e gjashtë botëror në disiplinën 100 metra, ndërsa realizoi kohën 10.77. por 36 vjeçarja bëri historinë, duke u bërë atletja xhamajkane më e suksesshme në botërorin e atletikës me 15 medalje, 1 më shumë se sa legjenda Usain Bold.

Sukses i jashtëzakoshëm për atleten 23-vjeçare amerikane, që në turneun e saj të parë botëror, la shenjë dhe fitoi ndaj rivaleve të pamposhtura xhamajkane.

“Nuk e di se çfarë të them! Është diçka sureale! Më vonë do ta kuptoj. Por është ndjesi  fantastike, vetëm duke ditur se jo vetëm njerëzit më shohin si atlete, por edhe si një person. Ndiej se kjo është gjëja më e arrirë, krahasuar me të tjerat. Dua që njerëzit të shikojnë se çfarë është përtej një atleteje!”

Amerikani Grent Hollouei fitoi medaljen e tij të tretë të artë në Kampionatin Botëror të Atletikës në 110 metra me pengesa për meshkuj. Ai realizoi kohën 12.96 sekonda, më e mira e këtij sezoni.

Në hedhjen e diskut, kampioni olimpik Daniel Shtahl fitoi medaljen e artë në tentativën e fundit, duke befasuar Kristian Ceh.

Shtahl e hodhi diskun 71.46 metra, duke vendosur rekord në kampionatin botëror.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article