“Rienergjizimi i PS-së”, Blendi Klosi zbulon detaje nga Kongresi i jashtëzakonshëm i ditës së nesërme

10 months ago 7
17:44 07/12/2023

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi në një intervistë për Klan News u shpreh se gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të PS që do të mbahet ditën e nesërme pritet të ketë edhe një proces votimi për dakordësinë lidhur me platformën e rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Klosi gjatë fjalës së tij dha detaje lidhur më agjendën e Kongresit ku u shpreh se do të ketë gjashtë panele të ndërtuara që lidhen me problematika të ndryshme në vend dhe fjala e kryetarit të Partisë, Edi Rama do të jetë përmbyllëse.

Blendi Klosi: Nuk diskutohet që një nga sfidat e politikës është qenia e besueshme dhe pastaj atraktive për të rinjtë të cilët gjithmonë e më shumë nuk besojnë në politikë. Një nga shtyllat e platformës tona është edhe anëtarësimet e reja. Objektivi që të shtojmë 10 mijë gra dhe vajza të reja në Partinë Socialiste. Vetëm numrat nuk mjaftojnë dhe ajo që do synojmë është që të kthejmë sa më shumë të jetë e mundur përfaqësimin e Partisë Socialiste ashtu siç duhet në territor, duke pasur më shumë akses të drejtëpërdrejt tek njerëzit. Këto janë punë të një partie të madhe që punon në mënyrë të strukturuar pasi mendojmë se për ta mbajtur fort një organizatë kaq të madhe sa PS na duhen shumë element të rinj, shumë rini.

-Nëse mund të na jepni pak detaje për agjendën që do të ketë Kongresi nesër. Çfarë përmban agjenda e Kongresit?

Blendi Klosi: Ka gjashtë panele të ndërtuara, fillon me përshëndetjet e përfaqësuesve të lartë të strukturave socialiste në Europë dhe në internacionalen socialiste. Do të kemi panele që kanë të bëjnë më jetën e vendit, problematikat kryesore, reforma në drejtësi, siguria, projektet prioritare, investimet, infrastruktura, zhvillimi ekonomik, problematika që kanë të bëjnë me pushtetin vendor dhe sfidat që ka përballë tij. Do të jetë ajo platforma, pregatitja që ne kemi për të rienergjizuar jetën e brendshme në Partinë Socialste.

Një panel i dedikuar do të jetë për sigurinë, politikën e jashtme, pozicioni që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Fjala e kryetarit të partisë që do të jetë përmbyllëse dhe më vonë do të kemi një mbledhje të asamblesë tonë që ka të bëjë me agjendën e punës së Partisë Socialiste. Parashikohet të zgjasi disa orë ku do të jetë një kongres pune me shumë diskutime dhe ndarje mendimesh dhe në fund do të kemi një proces votimi dakordësie për platformën e rienergjizimit. Është një ditë e gjatë pune për Partinë Socialiste dita e nesërme./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article