Rikthehet ideja e Superligës Europiane

10 months ago 22
22:00 16/12/2023

Florentino Perez i Real Madrid hyn në bisedime me 60 skuadra të ndryshme të Europës

Superliga Europiane mbetet ende një ide në futbollin kontinental. Projekti i drejtuar nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk ka hequr dorë, pasi beson se e ardhmja e futbollit është pikërisht ky kompeticion. Modeli është i përqendruar rreth përmirësimit të klubeve dhe shpreson ta bëj realitet shumë shpejt.

Për këtë fakt, Perez është aktualisht në bisedime me 50 deri në 60 klube për të nisur Superligën e re të hapur evropiane. Gara do t’i ndante skuadrat në tre divizione, të ngjashme me ato të UEFA-s. si Liga e Kampionëve, Europa League dhe Conference League.

Presidenti i spanjollëve po shtyn që klubet të braktisin projektet e UEFA-s dhe të marrin pjesë në nismën e re. Në fund të fundit, një Superligë autonome do të bënte që klubet anëtare të përfitonin nga pikëpamja financiare. Nisma është në kundërshtim me politikat e UEFA-s, me këto të fundit që paralajmëruar saksione për klubet që marrin pjesë.

Kjo e ka shtyrë organizmin më të rëndësishëm të kontinentit që duke nisur nga edicioni i ardhshëm të ketë një revolucion të vërtetë në kompeticionet e saj. Në fazën e grupeve do të marrin pjesë 36 skuadra krahasuar me 32 që janë aktualisht.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article