Rikthehet në diskutim plani franko - gjerman/ Kjo është prapavija e deklaratës së fundit nga eksperti Alon Ben-Meir!

2 months ago 8
Reklamë

Një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë tash e një kohë të gjatë po kërkohet nga ndërkombëtarët.

Kjo kërkesë e vazhdueshme si duket do të jetë larg të ndodhë, kjo sepse Serbia është ajo e cila nuk është e gatshme të dialogoj me Kosovën.

E profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjitha elementet që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir tha se anipse kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ranë dakord për këtë plan, të dy refusuan ta nënshkruajnë atë.

“Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit. Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej”.

Ai shtoi se “Në një farë mënyre, BE-ja u mbështet shumë më rëndë te Kurti sesa te Vuçiq, veçanërisht në çështjen themelore të asociacionit të komunës, për të thyer ngërçin”.

Mirëpo a do të sjellte plani franko-gjerman një marrëveshje finale?

Bautsha: Nuk ka pasur zhvillim në planin franko-gjerman

Deputeti Agon Batusha në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për këtë temë.

Image

Deputeti Agon Batusha

Ai thotë se plani franko-gjerman është një bazë e mirë për të sjellë një marrëveshje përfundimtare, që ka njohjen reciproke pikë të rëndësishme.

“Plani franko-gjerman është një bazë e mirë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Ndoshta mund të sillte edhe njohjen reciproke si bërthamë të marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh ai.

Deputeti e lë këtë pjesë hipotetike pasi nuk ka pasur zhvillim.

“Por kjo mbetët hipotetike përderisa nuk ka pasur ndonjë zhvillim substancial në drejtim të këtij plani”, foli deputeti Batusha për “Bota sot”.

Burjani: Plani franko-gjerman nuk kërkon njohjen reciproke

Ndërsa, juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet skeptik që plani franko-gjerman do të sjellte njohje reciproke.

Image

Blerim Burjani

Sipas tij, plani franko-gjerman ishte mollë sherri që të mos lëvizte dialogu përpara.

“Kjo deklaratë e tij lë për të dëshiruar sepse kjo marrëveshje fatkeqësisht nuk e kërkon në asnjë mënyrë njohjen reciproke direkte të pa kushtëzuar por mirëkupton Serbinë edhe për një kohë më të gjatë që nuk e njeh Kosovën. Kjo marrëveshje ishte mollë sherri që mos të lëvizë përpara dialogu, ajo marrëveshje ishte thjesht marrëveshje për themelim të Asociacionit sa më parë për të filluar procedurat dhe për të bërë një gjë antikushtetuese brenda Kosovës. Më keq është drafti i fundit që është si draft evropian , parashihet arbitrazh për çdo mos përputhje politike në mes veriut dhe institucionëve të Kosovës. Kjo e largon veriun nga Kosova, është hapi i parë drejt një entiteti juridik autonom që nuk mund të i merr asnjëhere Kosova si kompetenca”, thotë ai.

Në fund, juristi përmend disa elementet negative që kjo marrëveshje sjellë për Kosovën.

Sipas ti kjo deklaratë sipas mendimit tim profesional nuk sjellë asgjë të qartë përveç themelimit të Asociacionit.

“Kjo marrëveshje Franko-Gjermane nuk sjellë të duhurën në mes dy vendeve por në njërën sjellë obligime për të themeluar Asocacionin, por nuk jep asnjë garancion as minimalë se Serbia do të njoh Kosovën dhe kjo është e qartë, nuk duhet bërë interpretime dëshirore. Kjo deklaratë sipas mendimit tim profesional nuk sjellë asgjë të qartë përveç themelimit të Asociacionit, njohje indirekte nuk është njohje apo defakto, e cila si terminologji nuk ekziston me kuptim të plotë dhe obligative njohjen e nje shteti, hyrja në marrëdhënie kontraktuale në të ardhmen Kosovë -Serbi nuk do të thotë njohje por do të thote vokum juridik, ky vokum nuk zhbëhet pa njohje të plotë në mes dy vendeve”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Read Entire Article