Rikthimi i Trump-it alarm për Kosovën, rrezik të kthehet në ‘tavolinë’ të bisedimeve ky plan famëkeq!

2 months ago 14
Reklamë

Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: Përbërjen e re të parlamentit në Bruksel, rikthimin e mundshëm të Trump dhe situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme në vetë rajon.

Specifikisht, shqetësime të mëdha për mundësinë e rikthimit të Trump në pushtet, kjo pasi flitet se do të ‘trazohen ujërat’ e politikes botërore.

Më saktësisht, përfaqësuesi i kristian-demokratëve dhe ish-raportuesi për Ballkanin Perëndimor i grupit parlamentar të Demokristianëve në Bundestag, Peter Beyer, i kushtoi vëmendje veçanërisht ish-ambasadorit të Trumpit në Berlin dhe të dërguarit të mëvonshëm special të Shtëpisë së Bardhë për negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Grenell ka qenë vazhdimisht në rajon dhe përsëri në vitet e fundit nën kush e di se çfarë justifikimi,” tha Beyer, i cili ka qenë koordinator për marrëdhëniet transatlantike në qeverinë e Angela Merkelit.

Ai shprehu frikën se nëse Trump vjen sërish në pushtet, çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën BE dhe Gjermania e refuzojnë si një opsion jashtëzakonisht të rrezikshëm, mund të shtrohet sërish për diskutim.

“Trumpi është i bindur se nëse vjen në pushtet, do ta përfundojë luftën në Ukrainë brenda një dite dhe ndoshta mendon se do ta zgjidhë edhe problemin e Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se duhet të përgatitemi për shumë gjëra. Dhe kjo nuk vlen vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bosnjë-Hercegovinën”, paralajmëroi Beyer.

Mirëpo, sa ekziston rreziku që më ardhjen e Trumpit, të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve?

Elezaj: Mendoj se nuk është vetëm vendi ynë, Kosova, e cila i frikësohet ardhjes Trumpit në krye të SHBA-së

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Rexhep Elezaj.

Image

Rexhep Elezaj

Si fillim, ai u shpreh se nuk beson që Trump mund të kthehet në pushtet, kjo për shkak të akuzave dhe veprave penale që rëndojnë mbi të.

Së pari, unë jam skeptik, se Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë, të cilat do mbahen në muajin nëntor, do t’i fitojë votat e nevojshme për t’u rizgjedhur sërish president i SHBA, ngase ka disa vite që ai është duke u përballur me disa procese gjyqësore, të cilin, Trumpin, gjykatat amerikane e kanë shpallur fajtor duke e dënuar, herë me gjoba financiare, herë me burgim, gjë që të gjitha këto gjykime, mendoj se para opinionit amerikan figurën dhe reputacionin e tij si ish president, por dhe si kandidat për president të SHBA-ve, e kanë komprometuar në masë të madhe, ani se gjykata federale para dy-tri ditësh ia ka njohur të drejtën e imunitetit për ta vazhduar garën presidenciale”.

Megjithatë, Elezaj potenocoi se jo vetëm Kosova i frikësohet rikthimit të Trumpit, por edhe e gjithë Evropa.

Krahas kësja, rheksoi se një fitore e Trumpit do ta rrezikonte Kosovën, pasi ka gjasa të mëdha të vihet në tavolinë sërish ideja për shkëmbim të territoreve.

Mendoj se nuk është vetëm vendi ynë, Kosova, e cila i frikësohet ardhjes së tij të dytë në krye të SHBA, për shkak të politikave të tij divergjente ndaj Ballkanit dhe dialogut Kosovë-Serbi, mbase edhe e tërë Evropa është e shqetësuar nga rikthimi i tij i mundshëm në krye të SHBA-së, pikërisht për shkak të qëndrimeve të tij “pro-ruse”, si dhe politikës së tij “Amerika First”, qëndrimi i tij ndaj NATO-s, etj., duke u tërhequr, siç ka deklaruar disa herë, nga diskursi amerikan si partneri dhe mbështetësi kryesor i sigurisë në Evropë, por edhe si përkrahës i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, përballë rrezikut të hegjemonisë fashiste ruse drejt Evropës.

Fitorja eventuale e Donal Trump-it në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm në SHBA, për Kosovën ngërthen në vete edhe rrezikun tjetër, ngase në një rast të tillë Sekretar i shtetit për punë të jashtme, me siguri do të vinte, z. Richard Grenell, një mik i Serbisë dhe A. Vuçiqit, gjë që për Kosovën nënkupton mundësinë e ri-përsëritjes të politikës së këmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, opsion ky i cili fuqishëm është përkrahur R. Grenell, mik i mirë i H. Thaçit dhe Edi Ramës, në vitet 2017-21”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, opinionisti përmendi edhe faktin që nga largimi i Trumpit, në Evropë, Kosovë, e më gjerë, kanë ndryshuar rrethanat politike.

Sido që të jetë, në politikë asgjë nuk është e përhershme dhe statike, prandaj ardhjen eventuale të z. D. Trump për president të SHBA-së, nuk duhet shikuar në mënyrë eksplicite si një rrezik për Kosovën, gjegjësisht mundësinë e rikthimit të idesë së këmbimit të territoreve, sepse që nga koha kur D. Trump ishte president i SHBA-ve (2017-2021), rrethanat në Evropë dhe botë kanë ndryshuar, sidomos pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, që nënkupton se edhe në Ballkanin perëndimorë nuk është situatë e njëjtë, kur kihet parasysh rreziku permanent nga përhapja e ndikimit rus në këtë pjesë të Evropës. Andaj, as politika amerikane në Ballkan dhe Evropë nuk mund të jetë e njëjtë me atë të para 5 viteve, qoftë me D. Trumpin president, qoftë me J. Bidenin”, përfundoi Rexhep Elezaj për “Bota sot”. 

Zogaj: Kosova vazhdon të jetë në bisedime, pikërisht për çështjen e territorit të saj

Ndërsa, publicisti Skënder Zogaj shtjelloi disa dëshmi që tregon hapur se ekziston gjendjen e rrezikut për pasigurinë territorial.

Image

Skënder Zogaj

Në këtë rast, ai për “Bota sot” theksoi se Kosova është “një nga pikat e nxehta”, sa i përket kësaj çështjeje.

Fakti se çerek shekulli pas luftës dhe pas shpalljes së Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur e me territor të pranuar ndërkombëtarisht si vlerë e integritetit territorial, Kosova vazhdon të jetë në bisedime, pikërisht për çështjen e territorit të saj, është dëshmi e mjaftueshme që tregon gjendjen e rrezikut ekzistues për pasigurinë territoriale të vendeve të ndryshme! Kosova është aktualisht një nga pikat e nxehta që është treguar e pazonja ta zgjidh problemin e saj me veriun e vendit, prandaj është në agjendën ndërkombëtare, e cila i ka dhënë ca preferenca për zgjidhje të mundshme, që Kosova i ka pranuar por nuk i ka zbatuar!  Pse, askush saktë nuk mund ta di! Prandaj ka shumë fjalë, mendime, shpjegime, hallakamë interpretimesh nga ato më primitivet të "analistëve" analfabetë e deri te politikanët dhe diplomatët botëror, tashmë të implikuar në çështjen e Kosovës, e që e theksojnë rrezikun për shkëmbimin e territoreve”, deklaroi ai.

Gjithashtu, publicisti përmend faktin se rreziku ekziston, derisa tregoi se ku i ka ë bazuara shqetësimet Peter Beyer.

Dhe, nuk ka asnjë dilemë: rreziku ekziston derisa Serbia në veriun e Kosovës nuk bëri sulm terrorist për "sy të zi" për ta mbrojtur idenë se "Kosova është Serbi"! Prandaj frika e ish raportuesit për Balljanin Perëndimor, Peter Beyer, është e bazuar në zhvillimet e pasuksesshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, të cilat janë jo vetëm të varura, por të kushtëzuara nga partnerët ndërkombëtar, e sidomos nga Shtëpia e Bardhë e cila e ka sharrën!

Nëse Trump vjen sërish në pushtet, është si 1+1 = 2, se ka për ta vazhdu atë që është nisur ne takimin në Amerikë të Avdullah Hotit - Aleksandar Vuçiqin. Një letër në praninë e Trumpit atëherë qe nënshkruar dhe letra sërish del në tavolinë për t'u lexuar dhe, nëse ka ndonjë gjë të re për t'iu shtuar, mbetet të shihet!” -  përfundoi Skender Zogaj për “Bota sot”.

Read Entire Article