Rina Balaj dhe Marin sjellin këngën e re “Jena Dasht”

7 months ago 20

Këngëtarja shumë e dashur, Rina Balaj, është kthyer shumë fuqishëm në skenën e muzikës.

Kësaj here ajo erdhi me një bashkëpunim me këngëtarin Marin, duke sjellë një këngë shumë ritmike të quajtur “Jena Dasht”.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja duken të mrekullueshëm në videoklip, shume elegantë dhe plot energji.

Rina shfaqet tejet seksi, me një kostum të zi tejet seksi, i cili zbulon shumë trupin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjithashtu edhe Marin shfaqet me një stil të veçantë, duke kënduar e kërcyer në krah të Rinës.

Rina së fundi gjatë një interviste ka thënë që viti 2024 do të jetë viti i saj, dhe me sa duket atë po ua dëshmon fansave të saj.

Rina ka marrë shumë komente pozitive në llogarinë e saj në Instagram, në postimin ku lajmëroi për këngën e saj.

Kënga ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe shikime, duke priur të bëhet një hit I ardhshëm për dyshen. /Telegrafi/

Read Entire Article