“Ringjallet” Italia, ekipi i Spallettit mposht Francën pas 16 vitesh

1 week ago 46
Reklamë

Mbrëmjen e djeshme u luajtën 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola.

Përballja më e rëndësishme ishte padyshim supersfida mes Francës dhe Italisë. Pas paraqitjeve zhgënjyese në Kampionatin Europian, Italia rikthehet të bindë dhe këtë e ka bërë me një fitore 1-3 në Paris kundër “Gjelave”.

Pas golit të pësuar pas 14 sekondash nga Barkola italianët reaguan.

Di Marko, Fratezi dhe Raspadori realizuan për ekipin e Spaletit, duke përmbysur gjithçka. Kjo ishte fitorja e parë e Italisë pas 16 vitesh me Francën.

Në duelet e tjera, spikasin triumfet e Belgjikës, Islandës dhe Rumanisë, ndërkohë që dy sfida, ajo mes Sllovenisë dhe Austrisë si dhe Uells-Turqi u mbyllën në barazim./vizionplus.tv

Read Entire Article