Rinovimi i Osimhen te Napoli, pritet kontratë 3-vjeçare dhe 10 milionë Euro në sezon

10 months ago 9
18:40 14/12/2023

Victor Osimhen pritet të kthehet futbollisti më i paguar në Serie A. Sulmuesi i Napolit është pranë rinovimit ku parashikohet të përfitojë 10 milionë Euro neto në sezon.

Sipas mediave italiane, është gjetur akordi me Presidentin Aurelio De Laurentiis madje edhe për një klauzolë 130 milionë Euro për atë ekip që e kërkon nigerianin.

Marrëveshja me Osimhen është 3-vjeçare dhe duket se kënaq palët. Victor Osimhen mbërriti te Napoli në 2020 dhe ishte një ndihmë e madhe sezonin e kaluar me 26 golat e realizuar që sollën edhe titullin kampion pas 33 vitesh.

Pak kohë më parë Osimhen ishte në prag të largimit për shkak të mosmarrveshjeve me drejtuesit, por duket se problemet janë zgjidhur duke sjellë edhe kontratën e re. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article