Riquelme zgjidhet President i Boca Juniors

10 months ago 21
23:56 18/12/2023

Ish-futbollisti merr mbështetjen e tifozëve

Në fund të një beteje të gjatë, jo vetëm elektorale, por edhe gjyqësore ish-zëvendëspresidenti dhe ish-futbollisti i Boca Juniors, Juan Román Riquelme, ka fituar presidencën e klubit.

Riquelme do të jetë numri një i Boca Juniors për katër vitet e ardhshme, pasi ka arritur sukses me një diferencë të madhe ndaj kandidatit tjetër Andres Ibarra. Ky i fundit e shpalli vetë fitoren e Riquelme.

Në votime morën pjesë 43,367 anëtarë, duke tejkaluar numrin që kishte arritur Boca në vitin 2019, kur votuan më shumë se 38 mijë. Ish-fantazisti, Riquelme ka marrë 64% të votave.

Por kjo ngjarje kishte marrë edhe ngjyrime politike. Kandidati Ibarra në aleancën e tij kishte pjesë edhe presidentin aktual të vendit ultraliberalin Javier Milei. Mëngjesin e së hënës kreu i shtetit shkoi të votonte, por u fishkëllye nga tifozët e pranishëm.

Riquelme fitoi pasi pati mbështetje të gjerë duke qenë se fushata e tij u bazua në denoncimet se kandidati tjetër Ibarra dhe mbështetësit politikë të tij synonin ta shndërronin Boca në klubin e parë të privatizuar në Argjentinë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article