Rita Ora duket e mrekullueshme në New York ndërsa bëhet gati të prezantojë programin festiv të ndërrimit të motmoteve në ‘Times Square’

9 months ago 19

Rita Ora tregoi një figurë elegante teksa pozoi me Ryan Seacrest në një drekë në New York të premten, përpara koncertit të tyre që bashkë-prezantonte shfaqjen e Vitit të Ri “Rockin’ Eve” të Dick Clark.

Këngëtarja 33-vjeçare tregoi stilin e saj të veçantë me një veshje tërheqëse gjatë festës së madhe të “Big Ball Brunch të New Year’s Rockin’ Eve” në sheshi ‘Times Square’.

Ajo siguroi vëmendjen e plotë me një xhaketë të gjallë të verdhë të zbukuruar rreth jakës dhe mëngëve me lesh të zinj artificial, shkruan DailyMail.

Ritaka fluturuar për në New York për të prezantuar bashkë me Ryan, i cili ka prezantuar spektaklin festiva të ndërrimit të motmoteve për 18 vjet.

Udhëtimet e saj në Shtetet e Bashkuara për festën vjetore erdhën pasi ajo kishte kaluar Krishtlindjet në Zelandën e Re me burrin e saj, Taika Waititi.

Ajo ndau disa fotografi të mrekullueshme me fansat në Ditën e Krishtlindjes.

Në fotografi, Rita dukej e mahnitshme në një fustan të kuq të kombinuar me çorape të kuqe dhe këpucë të markës “Mary Jane”.

Rita ka kaluar dimrin britanik për kushte më të ngrohta, duke shijuar muajt e verës në Zelandën e Re me burrin e saj, Taika.

Ajo eksploroi vendet e bukura të zonës duke bërë një shëtitje të bukur në mbarë vendin.

Pas kësaj, ka ardhur lajmi që ajo po merr një pushim nga muzika pasi së fundmi ka përqendruar vëmendjen në një perspektivë tjetër karriere – bërjen e dokumentarëve.

Rita ka qenë duke kaluar kohë në vendin e saj të lindjes, Kosovë, gjatë muajit nëntor dhe ka punuar me ekipin e njëjtë pas filmit të fundit të Nirvana ndërsa hulumton një projekt të fokusuar në kulturën e rinisë në vendin e saj të lindjes. /Telegrafi/

Read Entire Article