Rithemelimi denoncon kryebashkiakun e Poliçanit: Ka fshehur të ardhura dhe fitoi tendera si aksioner

9 months ago 20

Rithemelimit ka bërë një denoncim ditën e sotme, drejtuar kryetarit të Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, për të cilin ka kërkuar shkarkimin për shkak të fshehjes së pasurive dhe përfitimin e tenderave në mënyrë të paligjshme.

Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp, akuzon se Bashkia e Dimalit ka dhënë një tender kompanisë eqë ka si kontraktor djalin e Adriatik Zotkajt, zotërues i 35% të aksoneve.

“Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës prej tij”, thotë Vangjeli.

DEKLARATA E ZEDHENESES ANTIKURRUPSION NE PD, GENTA VANGJELI:

Adriatik Zotaj, i kthyer në vet-zot-vet-shkop i Poliçanit, është ilustrimi i pushtetarit lokal socialist të rilindur në qeverinë e Edi Ramës. Ai është anëtar i Kryesisë dhe Asamblesë së përgjithshme të Partisë socialiste, njëherësh kryetari i bashkisë Poliçan për mandate nga 2004 e këtej.

Në 2015 ILDKPKI kallëzoi penalisht Adriatik Zotkaj për: fshehje të pasurive në total  mbi 6000 m2 truall, Fshehje të automjeteve, Mungesë burimesh të ligjshme financiare për shlyerjen e menjëhershme të kredive, fshehje të ardhurash të përfituara nga lidhja e kontratës me kompaninë telefonike, për dhënie me qera të një sip.toke. Ka fshehur llogarinë në banka të nivelit të dytë ku i derdhen të ardhurat nga qeraja. Ka bërë deklarim të rremë lidhur me faktin që është larguar si administrator i shoqerisë ABG shpk, duke vijuar rol aktiv në këtë biznes. Nuk ka deklaruar shitjen e 65 % të aksioneve të shoqërise ABG, realizuar në vitet 2008 – 2009. Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro.

Përveç sa më sipër, me veprimet e kryera, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura dhe favore të ndyshme, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, personale apo në favor të shoqerisë ku është aksioner. Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës prej tij.

Në 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn për mosdeklarim të një dënimi të dhënë të formës së prerë në vitin 1985, por  KQZ e refuzoi kërkesën e Prokurorisë.

Ariatik Zotkaj i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë 4 herë , 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale . Ariatik Zotkaj, i dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës, shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, kundërshtimin e forcave të rendit, dhe sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës dt 21.05.2002 ka kryer veprime arbitrare ndaj shtetasve dhe

Po sipas vendimit të gjykatës, ka përdorur një diplomë të fallsifikuar nga e cila rezulton të ketë filluar fakultetin në vitin 1992 ndërkohë 3 vite më vonë në 1995 rezulton të ketë përfunduar shkollën e mesme.

Si në një roman satirik, Zotkaj bën Universitetin dhe më pas të mesmen. Si njeri me shkollë të falsifikuar ai i urren njerëzit e arsimit dhe kjo urrejtje e shtyu të dhunonte në mes të Poliçanit mësuesin shembullor F. H. dhe të birin .

Për të gjitha “dekoratat” në padituri dhe korrupsion Adriatik Zotkaj mban titullin “Qytetar Nderi”. sa i takon pasurisë: se rezulton pronar me 35% të aksioneve në shoqërinë tregtare Albania Beverages Group shpk në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit neni 29; Fëmijët rezultojnë pronarë në 3 shoqëri tregtarë dhe me njërën prej tyre implementohen kontrata publike.  Konkretisht në datën Në datën 22 Janar 2024 në buletinin e APP nr.3 është publikuar Njoftimi i lidhjes së kontratës me objekt: Rikonstruksion i Rrugës Drenovicë, e lidhur midis AK Bashkia Dimal dhe kontraktorit bashkim i operatorëve ekonomike  me nënkontraktor  kompaninë në pronësi edhe të djalit të kryetarit Zotkaj  G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k . 3) rezulton bashkëpronar me bashkëshorten i një toke me sip. 1100 m2 4) rezultojnë Kredi bankare në tre banka të nivelit të dytë në vlerat 75 mijë euro , 30 mijë euro dhe 1000000 euro kjo e fundit marrë në emër të shoqërisë ku është aksioner, etj pasuri.

Top Channel

Read Entire Article