Prej kohësh në mbledhje të grupit parlamentar demokrat deputetët kanë kërkuar radikalizim qëndrimi ose kthim në normalitet.
Të gjendur përballë kësaj dileme, Rithemelimi po i orienton demokratët drejt protestave. Përshkallëzimi do nisë nga Parlamentit ku aksioni opozitar brenda sallës po ngushtohet për shkak të përjashtimeve.
“Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës”, tha Noka
Jo vetëm Edi Rama, por edhe Prokuroria e Posaçme SPAK vijon të jete në shënjestër të sulmeve të Rithemelimit, të cilin Flamur Noka e akuzoi si instrument politik në dorë të mazhorancës.
“Sonte, të hënën dhe cdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, apo Fredi Belerin. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës”, tha Noka.
Kjo ishte mbledhja e pare e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit pa Sali Berishës, i cili është izoluar ne banesën e tij, megjithatë edhe pse mungoi fizikisht ai ishte kryefjalë e mbledhjes.
Top Channel