Rmine Toska pranon dhuratë nga kryetari i Gjilanit me rastin e 8 marsit

7 months ago 9

Në Gjilan, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, këngëtarja dhe aktorja e njohur Emine Toska është nderuar në një mënyrë të veçantë. Ajo ka pranuar një dhuratë simbolike që mbart peshën e fortë të historisë dhe përkushtimit ndaj gruas – një karficë e punuar me dorë nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dhurata i është bërë nga kryetari i Gjilanit, z. Alban Hyseni, si një gjest vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin dhe përfaqësimin e Toskës në art dhe muzikë.

“Urime 8 Marsi të gjitha femrave! Dhurata e parë për këtë festë është vërtetë e veçantë, e punuar nga femrat e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhuruar nga kryetari i Qytetit të Gjilanit, z. Alban Hyseni. Flm,” shkroi Emine Toska në Facebook, ndërsa postoi një fotografi me kryetarin.

Karfica simbolizon forcat e jashtëzakonshme të gruas për t’u përballur, marrë fuqi dhe vazhduar para pavarësisht sfidave dhe traumave të përjetuara. Është një shenjë e fuqisë së gruas dhe njëkohësisht një nderim për ato që kanë mbijetuar. Gjesti i kryetarit Hyseni dhe pranimi i Toskës theksojnë rëndësinë e vlerësimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për gratë në të gjitha sferat e jetës.

Ky moment ka rrëqethur shumë nga ndjekësit e saj dhe ka dërguar një mesazh të fortë se çdo formë e dhunës ndaj grave duhet të dënohet dhe të përballet me guxim dhe solidaritet. Dhurata është edhe një përkujtim se lufta për të drejtat e gruas dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë është ende aktive.

Eminja përndryshe është aktore në Teatrin Profesional të Gjilanit. /Telegrafi/

Read Entire Article