Robin Krasniqi kampion në Prishtinë

1 year ago 17
Reklamë
13:58 06/08/2023

Boksieri nga Kosova mundi kundërshtarin francez Nadjib Mohammedi, arrin në 53 fitore

Robin Krasniqi fitoi titullin “W Bi Si Silver” në kategorinë gjysmë të rëndë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi mposhti boksierin francez Naxhib Muhamedi.

Kundërshtari i boksierit nga Kosova u skualifikua në raundin e nëntë, për shkak se pesë herë ai e goditi kundërshtarin në vende të palejuara. Kur u ndërpre sfida, Krasniqi ishte përpara me pikë krahasuar me kundërshtarin e tij.

Boksieri nga Juniku shkon në 53 fitore, ndërsa ka pësuar edhe shtatë humbje. Ndërsa Mohamedi, me origjinë algjeriane pësoi humbjen e dhatë shënon ka edhe 45 fitore.

Në përfundim të ndeshjes, Krasniqi falënderoi tifozët që e kanë mbështetur në këto 18 vite dhe është i lumtur që ka sjellë tituj. Për të fitorja në Prishtinë, ishte një ëndërr e realizuar.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article