Roboti që studion vapën/ Ndërtohet në SHBA për të matur efektet e ngrohjes

1 year ago 34
Reklamë

Kryeqyteti i shtetit jugperëndimor Phoenix po përballon me valën më të gjatë të të nxehtit në histori.

Për njerëzit, një nxehtësi e tillë përfaqëson një kërcënim potencialisht vdekjeprurës, që ende nuk është kuptuar plotësisht. Por për ANDI – një robot humanoid i veçantë në Universitetin Shtetëror të Arizonës – jashtë është një ditë e mrekullueshme.

Ai është manekini i parë termik në natyrë në botë që ne mund ta nxjerrim në mënyrë rutinore jashtë dhe … të matim sa nxehtësi po merr nga mjedisi. ANDI është një mënyrë shumë realiste për të matur eksperimentalisht se si një person reagon ndaj klimës ekstreme pa i vënë njerëzit në rrezik.”-Konrad Rykaczeëski – Profesor i inxhinierisë mekanike.

Në shikim të parë, ANDI – që nënkupton Instrumentin Dinamik të Avancuar të Njutonit – ka të ndërtuar një rrjet sensorësh të lidhur që vlerësojnë nxehtësinë e shpërndarë nëpër trup.

ANDI gjithashtu ka një sistem të brendshëm ftohës dhe pore që e lejojnë atë të marrë frymë dhe të djersitet. Ka 35 zona të pavarura termike dhe, si njerëzit, roboti — i cili kushton më shumë se gjysmë milioni dollarë për t’u ndërtuar — djersitet më shumë nga shpina. Deri më tani, vetëm një duzinë manekine e këtij lloji ekziston dhe por asnjëri prej tyre nuk mund të dilte jashtë. Ato u përdorën kryesisht nga prodhuesit e pajisjeve sportive për të testuar veshjet e tyre teknike në dhomat termike.

Studiuesit shpresojnë që përmes këtij inovacioni të zhvillojnë sensorë me kosto të ulët që të përdoren në kantieret e ndërtimit për të rregulluar nxehtësinë në trupin e punëtorëve që punojnë në kushte të pavavorshme atmosferike.

Top Channel

Read Entire Article