Roma ndan pikët mes tensionit me Fiorentinën

10 months ago 22
15:33 11/12/2023

Mourinho bojkoton konferncat për shtyp, tifozët mesazh dashurie: Romanist përjetë!

Barazimi ndaj Fiorentinës ka lënë shije të hidhur tek Roma. Verdhekuqtë nuk e kanë përjetuar siç duhet fundin e përballjes, me trajnerin Zhose Murinjo që nuk preferoi të komentonte, duke shmangur deklaratat pas sfidës. Një zgjedhje e bërë pas dy kartonave të kuq të akorduar nga gjyqtari kryesor për futbollistët e Romës, Zalevski dhe Lukaku.

Hera e dytë që Roma merr dy kartona të kuq në një ndeshje, pas derbit të muajit mars ndaj Lazios. Për sulmuesin belg ky ishte kartoni i parë në karrierë, në 388 ndeshje të luajtura. Ndëshkime që prishin jo pak planet e kryeqytetasve, pasi këtu shtohen edhe dëmtimet e Dibala dhe Azmun. Mungesa të rëndësishme për Romën në duelet e radhës, pasi rrezikon të mos i ketë të gatshëm kundër Bolonjës, Napolit dhe ndoshta ndaj Juventusit. 
 
Pavarësisht këtyre problemeve, tek Roma janë të kënaqur me punën e Jose Mourinho, diçka që e tregon edhe banderola e shpalosur në tribunat e stadiumit mitik ‘Olimpico’. ‘Sytë e dehur me ngjyrat verdhekuq, shpirti i përshkruar nga romanizmi, Zhose Murinjo, Romanist përjetë” shkruhet në banderolën e tifozëve të Romës, fakt që mund të shtyjë portugezin për tu ulur në tavolinën e bisedimeve dhe diskutuar një rinovim të mundshëm të kontratës.

Sfida e radhës do të jetë tepër vendimtare për Romën, pasi mat forcat me Bolonjën në një 90 minutësh që mund të përcaktojë pretendimet e skuadrave për një kualifikim në Kupat e Europës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article