Roma zhgënjen sërish

11 months ago 8
Reklamë
13:35 29/09/2023

Roma pësoi një humbje shokuese me rezultatin 4-1 ndaj Xhenoas në transfertë në Serie A. Për verdhekuqtë e drejtuar nga trajneri Zhoze Murinjo vjen një tjetër rezultat negativ. Vendasit kaluan në avantazh pas pesë minutash me Albert Gudmundsson.

Në të 22, Kristante barazoi rezultatin. Por Mateo Retegui i dha sërish kryesimin Xhenoas në minutën e 45. Në të 74’, Thorsby e çoi rezultatin 3-1.

Fitoren për Xhenoën e vulosi Mesina nëntë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Të vetmen fitore të këtij sezoni, verdhekuqtë e kanë marrë ndaj Empolit.

Ata gjenden në vend të 16 me vetëm pesë pike të grumbulluara pas 6 javësh. Kjo është nisja më e keqe e sezonit në të gjithë karrierën e Mourinhos.

Për më tepër që Roma ka fituar vetëm dy herë në 15 ndeshjet e fundit dhe ky nuk është një moment aspak i mirë për skuadrën e portugezit, që duhet t’i rikthehet rezultateve pozitive sa më parë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article