Romeo Veshaj për Jetmirin: Ka qenë i fortë 14 vjet më parë, luan me koalicion si partitë politike

7 months ago 17

Jetmir Salaj është futur sërish në formatin e Big Brother, por këtë herë në VIP.

Ai duket se me futjen në këtë reality shou ka trazuar ujërat, ndonëse ka pasur debate me disa nga konkurrentët.

Ata kanë komentuar lojën e tij brenda dhe shumë prej tyre nuk e kanë pëlqyer.

Romeo ndërkohë tha se Jetmiri ka qenë i fortë para 14 viteve, por jo tani.

“Kur ka ardhur, ka pasur emocione të forta dhe tha që mos më acaroni se do nxjerr luanin, tigrin e të tjera që nuk ia shohim dot. Unë mendoj që Jetimir ka qenë i fortë 14 vite më parë. Tani është komentator. Shako Hoxha nuk luan dot në fushë”, u shpreh Veshaj.

Ai theksoi: “Juli është në panik, dredh këmbën, ia ka futur frikën. Iu afrua ky Ledjonës, i iku mendja Julit. Ky djali që fliste për rekrutime, thoshte ‘çfarë bëhet kështu’, e bëri si partitë politike, nisi të mblidhte deputetët e zonës, por mblodhi vetëm Françeskën. Jetmiri luan me koalicion”. /Telegrafi/

Read Entire Article