Romeo Veshaj thotë emrin e vajzës që e ka dashur më së shumti në jetë

7 months ago 6

Hedi Baci si duket ka mbetur thellë në zemrën e Romeo Veshajt, ndonëse lidhja e tyre ka marrë një kahje tjetër, ditëve të fundit.

Në kuadër, të lojës “Sfidë apo e Vërtetë” brenda shtëpisë, Romeos iu bë pyetje se kush ishte personi që kishte dashur më së shumti në jetë nga të gjitha lidhjet; dhe pyetja u shtrua nga Rike Roci.

Romeo zgjodhi të përgjigjej, dhe nuk pranoi ndonjë sfidë tjetër, dhe kjo përgjigje si duket befasoi të gjithë.

😭❤️ #bbvipal pic.twitter.com/WyyxKKkMxF

— alwaysright_ (@Hihoe31_) March 18, 2024

Ai tha se vajza që kishte dashur më së shumti është Heidi; duke bërë të ditur se me të vërtetë kjo e fundit i ka ngelur ende në mendje.

Deri më tani, me aq sa është parë në këtë spektakël, Heidi dhe Romeo kanë qenë ndër çiftet më të spikatur.

Por, ditëve të fundit, ata të dy siç duket nuk po e gjejnë mënyrën e komunikimit. /Telegrafi/

Read Entire Article