Romeo xhaxha? Pas propozimit të bujshëm, Bora dhe Donaldi komentojnë dasmën në “Më Lër Të Flas”

9 months ago 59
Reklamë

Kjo puntatë e “Më Lër Të Flas” ishte e mbushur me emocione, pas premierës së “5 herë jo” dhe propozimit surprizë.

Kësaj radhe në pozicionit e të ftuarit dhe jo moderatorit, Donald Veshaj dhe Bora Zemani iu përgjigjën pyetjeve pikante të Romeos.

Një prej temave që u prekën ishte dasma dhe nëse ata kanë plane ta zgjerojnë familjen e tyre.

Romeo: Ato lek s’i bënit dot një dasmë, shkuat dhe i hodhët në film?

Bora: Po njerëzit flasin për film, flasin për dasmë, për shtatzëni.

Donald: Unë jam baba nja 20 herë tani.

Romeo: Si je baba?

Donald: Je xhaxhai ti, nuk e more vesh?

Romeo: Unë jam xhaxha? Si bëhem xhaxha unë?

Romeo: Ça mendoni për këta çiftet që bëjnë dasmë edhe kur janë shtatzënë?

Donald: Po ç’lidhje ka po dalim nga tema në temë.

Romeo: Po ndonjë fëmijë, se ka kaluar kohë bashkë me njëri-tjetrin.

Bora: Po ku do të dalësh ti?

Romeo: Të gëzohem unë të kem me çfarë të merrem.

Bora: Po u bëmë ne më fëmijë ti do të merresh në fakt.

Romeo: Po bëre fëmijë unë do të mblidhem.

Kujtojmë se mbrëmjen e 12 dhjetorit, aktori i propozoi për martesë në ambientet e brendshme të kinemasë ku po mbahej premiera e filmit të tyre, mes ovacionesh dhe shumë emocionesh.

Top Channel

Read Entire Article