Ronaldo hero për Al Nassr

11 months ago 36
Reklamë
23:10 29/09/2023

Portugezi shënon dhe asistin në fitoren e gjashtë radhazi të skuadrës saudite

Cristiano Ronaldo udhëheq Al Nassr drejt kreut të Superligës arabe. Portugezi ishte sërish vendimtar për skuadrën nga Rijadi, e cila koleksionoi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat. Al Nassr mposhti jo me pak vështirësi, 2-1 Al Ta’ee për të rritur kështu shpresat e Al Nassr për titullin në këtë sezon. E frymëzuar edhe nga Ronaldo, skuadra saudite ishte më e qartë në fushën e lojës. Taliska kaloi në epërsi Al Nassr pas asistit të zgjuar nga Ronaldo.

Edhe pjesa e dytë ishte nën dominimin e tyre, me 38-vjeçarin që goditi edhe dy herë shtyllën. Kur nuk shënon pëson dhe një gjë e tillë ndodhi edhe me Al Nassr, pasi vendasit arritën që të gjenin ekuilibrat për 1-1. Megjithatë, Ronaldo nuk e kishte thënë fjalën e tij në këtë përballje, pasi penalltia e fituar në minutat e fundit u shndërrua në gol. Goli i dhjetë për Ronaldon në këtë sezon të Superligës arabe, duke udhëhequr bindshëm renditjen e golashënuesve të kampionatit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article