Ronaldo kompleton shifrën e 50 golave të shënuar në vitin 2023

10 months ago 17

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në fitoren me rezultat 4-2 të Al-Nassr në udhëtim ndaj Al-Shabab, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite.

Me këtë gol Ronaldo kompletoi shifrën e 50 golave të shënuar brenda vitit 2023, duke dëshmuar edhe një herë tjetër se mosha nuk është tregues i asaj se çfarë mund të bëjë në fushë portugezi.

❗MOST GOALS IN 2023:

🇵🇹 Cristiano Ronaldo: 50 🐐
🇳🇴 Erling Haaland: 50
🇫🇷 Kylian Mbappe: 49
🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Harry Kane: 49

Cristiano Ronaldo is 38 🤯 pic.twitter.com/xk3oRoadBy

— fan (@NoodleHairCR7) December 11, 2023

38-vjeçari ka shënuar 16 gola në 15 ndeshje këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka bërë edhe tetë asistime.

Përveç në kampionat, Ronaldo këtë formë fantastike të golave e ka vazhduar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.

CRISTIANO RONALDO'S 50TH GOAL OF 2023. 😍pic.twitter.com/YZnsBbPGdB

— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) December 11, 2023

Ronaldo më herët gjatë këtij muaji kishte fituar trofeun e parë me fanellën e klubit arab, ku arritën të mposhtën në finale rivalin Al-Hilal me rezultat 2-1, me të dy golat e shënuar pikërisht nga ai./Telegrafi/

Read Entire Article