Roza Lati dhe Fationi ekspozojnë trupin e tyre në paraqitjet me rroba larjeje, ngacmojnë imagjinatën e disa prej banorëve

9 months ago 23

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, nuk janë vetëm debatet dhe lojërat që tërheqin vëmendjen e shikuesve, por edhe momente kur banorët zgjedhin të tërheqin sytë nga ekspozimi i trupit të tyre.

Së fundmi, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari, ka vendosur të hedhë në skenë jo vetëm personalitetin, por edhe format e tij fizike.

Fation, duke u zhveshur për një banjë relaksuese në vaskë, nuk ka ngurruar të tregojë disa nga tatuazhet e tij, duke lënë pak vend për imagjinatën e shikuesve dhe banorëve të tjerë.

Akti i tij ka marrë përgëzime nga astrologia e njohur Meri Shehu, e cila ka vlerësuar guximin e tij dhe ka ndarë një pikëpamje personale duke thënë se vetëbesimi për të treguar trupin me bikini e ka vetëm në plazh, por jo në shtëpinë e BBVA.

Ndërkaq, Roza Lati, prezantuesja e njohur shqiptare, ka bërë një hap më tej.

Ajo është shfaqur me bikini brenda shtëpisë, duke paraqitur një pamje që ka tërhequr sytë e të gjithëve dhe ka marrë reagime të ndryshme nga banorët. Roza, e cila njihet për stilin e saj dhe vetëbesimin, ka shtuar një dozë sensualiteti në atmosferën e shtëpisë, duke e bërë BBVA të kujtohet si vendi ku jo vetëm mendjet, por edhe trupat flasin.

Duke u bërë thuajse një sfilatë trupesh dhe tatuazhesh, shtëpia e Big Brother VIP Albania po dëshmon se banorët e saj janë të gatshëm të tregojnë më shumë se saqë thjesht personalitetin e tyre.

Këto momente, sikurse gjithmonë, janë bërë burim komentesh dhe debatit në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë intrigë rreth asaj që ndodh brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Read Entire Article