Rrahu gruan dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 44-vjeçari në Fier

4 weeks ago 5
Reklamë

Një 44-vjeçar është arrestuar në Frakull të Fierit, pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe e ka kanosur atë me thikë.

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Frakull, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article