“Rrencake, nuk mund të më manipulosh mua” – debat mes Edona James dhe Alba Vukajt

9 months ago 13

Edona James dhe Alba Vukaj janë përfshirë në një debat gjatë ditës së sotme (e enjte) në Big Brother VIP Kosova 2.

Ato kanë qenë duke qëndruar në oborr me banorët e tjerë, teksa kanë filluar t’i hedhin kunja njëra-tjetrës.

Transgjinorja nga Suhareka i është drejtuar bukuroshes shkodrane me disa fjalë pasi ajo është përfshirë me të gjithë djemtë e shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

E këtë herë po flisnin për Blerandon, ku biondja i tha se është mësuar me të gjithë, të sillet në të njëjtën mënyrë.

“Rrencake”, iu drejtua Alba, Edonës.

E James ia ktheu menjëherë: “Rrencake je ti, nuk mund të më manipulosh mua. Ditën e mirë. Rritu pak”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam kohë të rritem unë, jam 22 vjeçe”, u përgjigj tutje Alba.

Edona më pas i tha të largohet dhe për gjëra të tilla të flasë më mirë me Santianën. /Telegrafi/

Read Entire Article