Mandati i KFOR-it në Kosovë është për ruajtjen e paqes. Dhe, këtë ata po e bëjnë që nga viti 1999.
Situata më te tensionar është në pjesën veriore të Kosovës, gjë që edhe trupa ushtarak ka më shumë.
Profesori Muahmet Kelmendi ka thënë se KOFR-i në Kosovë ka për detyrë sigurinë e plotë.
Sipas tij, deria tani në Kosovë janë mbi 5 mijë trupa të KFOR-it, të cilët janë të vendosur kryesisht në veri të Kosovës, aty ku tensionet mbesin akoma.
“Kosova është nën kontrollin e NATO-së që nga viti 1999. Atëherë u vendos KFOR-i nga ana e NATO-së. Tash gjinden rreth 5000 ushtarë të NATO-së në Kosovë. Kryesisht janë të vendosur në veri të Kosovës, në katër komunat e banuara me shumicë serbe. Pikërisht këtu u bë më 24 shtator 2023 një agresion terrorist serb, me qëllim që këtë pjesë të Kosovës të ndajnë nga Republika dhe t'i bashkojnë ato komuna me "majka Serbi", mbi bazën e realizimit të" botës serbe". Vendosja e NATO-së në Kosovë bëri të mundur që të sigurohet një qetësi relative në Republikë dhe kështu edhe në rajon.
NATO ndikoi edhe në ndërtimin e një ushtrie të Kosovës konform parimeve të NATO-së. Kështu u ndërtua FSK dhe tash ka arritur që të ketë një përmbajtje të njejtë me shtetet anëtare. NATO me forcat e veta të vendosura në Kosovë bëri punë të madhe edhe në ruajtjen e paqes të një gjendje stabile në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.
Ai tutje, ngrit vlerat dhe punën e KFOR-it, duke thënë se ata penguan marshimet e botës serbe duke bashkuar forcat e tyre me aksionet UÇK-së për të parandaluar Serbinë.
“KFOR ndikoi dukshëm dhe pengoi marshimet e botës serbe në këtë pjesë të Ballkanit. Me NATO-në brenda u ruajte edhe paqja dhe barazia në Kosovë. NATO i bashkoi aksionet bombarduese me UÇK-ne dhe u çlirua Kosova.
Ky bashkim u bë frenuese dhe siguruese e lirive dhe të drejtave njerëzore e nacionale në Kosovë dhe me gjerë, në Ballkan. KFOR ndikoi edhe në ndërtimin e vendit. Ndërtoj ura e rrugë. U ngritën shumë objekte ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Vetëm pas aksionit terrorist në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator 2023, duke vendosur në veri forcat e veta ushtarake, ndaloi marshimin terrorist serb, me ideologjinë e "serbski svet". Me KFOR brenda në Kosovë u përgatit edhe Republika për integrime euroatlantike”, potencon Kelmendi.
Derisa, për ushtrinë e Kosovës thotë se KFOR bashkëpunoj ngushtë për të bëtë FSK ushtri profesionale.
Por, ai shton se edhe Kosova duhet të punojë fort për t’u anëtarësuar në KE, BE, NATO – kështu duke mos mbajtuar qëndrim të ngrutë nga vendeve aleate.
“NATO ndikoj në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Bashkëpunojë ngushtë me FSK-në. U ndërtua një ushtri profesionale dhe që mbështetet në të drejtat dhe liri nacionale dhe politike të të gjithëve. Me punën e NATO-së, si dhe në bashkëpunim me EULEX, me SHBA, me Anglinë e me Gjermaninë, si dhe Turqinë e me KFOR, u arritë që vendi të përgatitet për intergtime në Këshillin e Evropës, në BE dhe sidomos në NATO. Nuk ka më asnjë pengesë as politike dhe as ushtarake për të mos u bërë anëtare e NATO-s Kosova. Pritet vetëm koha.
Natyrisht se në këtë drejtim i takon edhe shumë Kosovës të bëjë një politikë shumë më efektive me SHBA-të, me Anglinë, Francën, me Gjermaninë, me Italinë, me Turqinë etj., në drejtim të intergrimit të FSK-së në NATO. Sa më shumë që merrë pjesë FSK-ja në aktivitetin e NATO-së, aq me shumë ndikon tek shtetet që dhe Kosova të anëtarësohet në këtë fuqi ushtarake paqeruajtëse të demokracive perëndimore. Kosova kërkohet të marrë pjesë edhe në aksionet paqeruajtëse të NATO-së.
Nuk duhet të pritet të vijë kërkesa nga jashtë, për të marrë pjesë në aksionet e NATO-së, por Kosova kërkohet të shprehet dhe të kërkoj pjesëmarrje të forcave të veta (FSK) në NATO. Shembulli i pjesëmarrjes në Kuvajt të FSK-së me SHBA-të duhet të përshëndetet. FSK kërkohet të jetë kudo krah me NATO-në. Të ushtroj me ushtarët e kësaj force dhe t’i pranoj të gjitha qëndrinet e sanksionet. Politika kërkohet të jetë aktive dhe sqaruese. Kosova e ka aktualisht një pozicion të ngurtë, e cila nuk po jep fryte. Është politikë jo produktive dhe po tregohet e pabesueshme ndaj BE-se, shteteve dhe NATO-së. Mendimi se Kosova është qendër e paqes në Ballkan e në Evropë e dëmton shumë pozitën e Kosovës. Ngurtësia është e dëmshme. Pa një politikë agresive në kuptimin e sqarimit të gjendjes në vend dhe të interesit të inkuadrimit në NATO nuk ka pozitivitet në drejtim të anëtarësimit në KE, në BE dhe në NATO”, përfundon ai.