“Rrezikoni të mbeteni vetëm dhe të liheni pas”, Stanos i vjen ‘reagimi i ashpër’: Vetëm budallenjtë duan që veriu...

1 month ago 5
Reklamë

Testimet e punët të tjera tash e një javë janë kryer, por ura e Ibrit ende nuk është hapur, duke mbetur si çështje “pezull”, pas mos pajtimeve rreth saj.

Qeveria e Kosovës insiston në hapjen e saj, ndërsa ndërkombëtarët kërkojnë që hapja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.

Në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar të enjten se nuk ka pse të pyetet Serbia për çështjen e urës së Ibrit. Sipas saj, diskutimi i kësaj teme në dialog do të ishte kundër Kushtetutës dhe sovranitetit të Kosovës.

“Sa i përket Bashkimit Evropian, deklaratat e zëdhënësit të këtyre institucioneve janë mbi të gjitha raciste, kështu që nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime. Unë jam deklaruar në raport me ato deklarata të tyre raciste, gjatë tërë kohës. Nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së urës në Bruksel, nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikur ky zëdhënësi, më duket është nga Sllovakia, që nuk e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet. Pra nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Republikës së Kosovës, dialog me Serbinë për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush, do të ishte kundër kushtetues dhe kundër sovranitetit të Kosovës, por dialog me shpëtimtarët tanë, ajo jo vetëm që është e nevojshme dhe domosdoshme, por është në interesin tonë mbi të gjitha”, ka thënë Osmani para gazetarëve.

Rreth deklaratës së Presidentes, është pyetur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili nuk ka komentuar direkt deklaratën, por i ka rikujtuar asaj se është në interesin e Kosovës që të dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe do të mbetet vetëm dhe të lihet pas.

“Ne vërtet nuk kemi asgjë të re për të thënë për temën e rihapjes së urës dhe as për të gjitha komentet e rastësishme që ju po iu referoheni. Mund të kujtoj vetëm për të gjithë ata që kanë problem të dëgjojnë dhe të kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, MB…) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës të dëgjojë të dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe njeriu rrezikon të mbetet vetëm dhe të lihet pas”, ka deklaruar Stano.

Sipas Stanos, diskutimi i çështjes së urës në kuadër të dialogut, është diskutim rreth zbatimit të marrëveshjes së arritur, e jo marrëveshje e re. Ka rikujtuar se ky është qëndrim unanim i të gjithë miqve dhe aleatëve.

“Mund të përsëris edhe atë që e kemi këshilluar Prishtinën disa herë: Qeverisja e mirë do të thotë të kontaktosh dhe të angazhohesh me komunitetet, të cilat preken nga vendimet specifike. Të trajtosh çështjen e urës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Njeriu me të vërtetë duhet të dëgjojë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

I pyetur nëse Kosova do të mbetet pa aleatë për shkak të hapjes së Urës së Ibrit, analisti politik Sulejman Mehazi, thotë se bota politike ndërkombëtare në vend se të duartrokas ndaj mirësisë së hapjes së urës së Ibrit, ata si hiena i vërsulen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mehazi i quan “budallenj” të BE-së ata që duan që kjo gropë e madhe që pengon lidhjen e veriut me Mitrovicën të rri qëllimisht.

“Kur Serbia nuk mbeti pa aleate e cila para fuqive të mëdha sulmoi me armatim të rëndë Kosovën në Banjskë e ku Kosova të mbetet pa aleate vetëm pse bashkon e nuk përçanë Mitrovicën me anë të hapjes së urës së Ibrit. Bota politike ndërkombëtare sikurse që është BE-ja në vend që të duartrokasin ndaj mirësisë së hapjes së urës së Ibrit ata si hiena i vërsulen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sikur hapja e urës do ta kallë botën, Kurti me anë të hapjes së urës do që mitrovicasit të shpëtojnë nga kjo gropë e madhe që pengojnë lidhjen e veriut me Mitrovicën, kurse budallenjtë e BE-së duan që kjo gropë e hendek të rri qëllimshëm për të ndarë veriun nga qyteti i Mitrovicës”, deklaron Mehazi.

Image

Sulejman Mehazi

Tutje, sipas Mehazit, lufta e BE-së kundër hapjes së urës së Ibrit tregon se diç nuk është e qartë me të.

Ai shton se Britania e Madhe e ka kuptuar BE-në për atë është ndarë nga ajo.

“Lufta e BE-se kundër hapjes së urës është armiqësore ndaj Kosovës e në të mirë të Serbisë, e gjithë kjo luftë diplomatike e BE-së kundër hapjes së urës së Ibrit tregon se diç nuk është e qartë BE-ja ndaj Kosovës, këtë paqartësi të BE-së kundër hapjes së urës e shprehu dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila tha se BE-ja hesht për ngjarjeve terroriste serbe në Banjskë, kurse në anën tjetër sa zhurmë është duke bëre BE-ja ndaj hapjes së urës së Ibrit. Shkurt e qartë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk i duhet aleat të llojit të prostituta politike të BE-së, Kurti e kupton se autoriteti i BE-së është në rënie, është pro serbe, dhe sipas të gjitha rrjedhave politike e diplomatike aleate e mirëfilltë e Kosovës është Britania e Madhe e cila u shkurorëzua nga BE-ja për shkak veprimeve kurvërore politike të BE-së”, përfundon analisti.

Read Entire Article