Rrëzohet aeroplani ushtarak amerikan në Japoni, një motor iu përfshi nga zjarri – në fluturake gjendeshin tetë persona

10 months ago 5

Rojet Bregdetare në Japoni kanë njoftuar sot se një aeroplan ushtarak amerikan, është rrëzuar në brigjet e ishullit Yakushima.

Raportohet se në fluturake gjendeshin tetë persona. Japan Times raporton se Rojet Bregdetare kanë pranuar një thirrje emergjente, transmeton Telegrafi.

Në të është thënë se aeroplani “Ospray” me helika që mund të ndërrojnë pozicion sikur te helikopteri, është rrëzuar në det në prefekturën Kagoshima.

Nga Rojet Bregdetare kanë bërë të ditur se telefonatën e kanë pranuar në ora 14:25, dhe se bëhet fjalë për një aeroplan që është në pronësi të ushtrisë amerikane.

Thuhet se organet japoneze të sigurisë janë duke hetuar rastin, kurse siç raporton Reuters, zëdhënësi i trupave amerikane në atë rajon ka bërë të ditur se janë duke mbledhur informacione për incidentin.

Agjencia britanike citon pretendimet e dëshmitarëve, që thanë se u është dukur sikur motori i majtë ishte përfshirë nga zjarri, derisa fluturakja po fluturonte ulët mbi sipërfaqen e ujit. /Telegrafi/

Breaking: a US military V-22 Osprey has crashed near Yakushima island in Kagoshima prefecture. Anti-base protesters in Japan often argue that the Osprey is a dangerous aircraft that is prone to accidents. pic.twitter.com/KBnPYPrnRt

— Jeffrey J. Hall 🇯🇵🇺🇸 (@mrjeffu) November 29, 2023

Read Entire Article