Rritet rivaliteti, VAR edhe në Kategorinë e Parë

8 months ago 39
Reklamë
18:40 18/01/2024

Jareci: Duam të japim më shumë drejtësi në fushë

Në pjesën e dytë të sezonit të Kategorisë së Parë, niveli i dytë i futbollit në Shqipëri, Federata do të nisë përdorimin e sistemit të videoarbitrit në disa ndeshje. Arsyeja është se rivaliteti në këtë kampionat është rritur.

“Janë 4 skuadra që pretendojnë. Duam të ulim sa më shumë masën e gabimeve të arbitrave. Gabime ka por ne do përpiqemi të ofrojmë sa më shumë drejtësi në fushë”.

Sistemi VAR nuk do të aplikohet në të gjitha ndeshjet, sikurse ndodh në Superligë, por federata do të përzgjedhë përballjen më të rëndësishme të javës.

“Jo të gjitha stadiumet e Kategorisë së Parë ofrojnë infrastrukturën e nevojshme për systemin var, ka disa stadium që nuk I kanë kushtet

Objektivi është që sistemi VAR të shtrihet në të gjitha ndeshjet edhe në kategorinë e parë, por më parë duhet të përmirësohen kushtet në stadiumet e rretheve në mënyrë që FSHF të investojë në blerjen e licencës për programin kompjuterik të sistemit që kushton deri në 100 mijë Euro në sezon.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article