Rritja e nivelit të detit, thyhen barrierat bregdetare – përmbytje në Izmir e në Stamboll erërat dëmtojnë çatitë e shtëpive

10 months ago 15

Rrugët dhe ndërtesat në Izmir u përmbytën për shkak të rritjes së nivelit të detit që kapërceu barrierat bregdetare pas stuhisë, tha sot kryebashkiaku Tunc Soyer dhe stuhia goditi edhe Stambollin ku erërat e forta shkatërruan çatitë e shtëpive.

Në fotografitë dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqen sheshet e përmbytura dhe ekipet e zjarrfikësve që bëjnë të pamundur të ndihmojnë qytetarët, transmeton Telegrafi.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raporton se për shkak të ujit që mbuloi një kafiteri, një bend muzikor ka mbetur i ngujuar në lokal. Ishin ekipet e shpëtimit që me gomone i nxorën nga lokali.

Soyer thotë se moti i ligë goditi Detin Egje. Moti i ligë ka goditur edhe Stambollin, ku erërat e forta shkatërruan çatitë e shtëpisë, por që për fat të mirë nuk ka të vdekur apo lënduar.

Instituti turk i Meteorologjisë ka paralajmëruar për kushte të rënda atmosferike në 81 për qind të këtij rajoni. /Telegrafi/

Read Entire Article