“Rritja e pagës minimale në Kosovë, tallje”, ish-deputeti i VV: Nuk mjafton as për kafe, Kurti po shfrytëzon postin e kryeministrit

2 weeks ago 44
Reklamë

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.

Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Afrim Kasolli, ish deputet i Vetëvendosjes në një intervistë për “Balkan Update” në Abc News, u shpreh se rritja e pagës minimale nga Kurti është tallje, ndërsa shtoi se nuk mjafton as për kafe. Ndër të tjera ish-deputeti tha se Albin Kurti po shfrytëzon postin e kryeministrit.

“Kjo dihet që rritja e pagës minimale është vetëm tallje. Ashtu siç është tallje elektorale edhe tema për ligjin e sigurimeve shëndetësore. Ky ligj është përpjekje për t’u maskuar. Kosova e ka ligjin për sigurimet shëndetësore. Kjo qeveri e ka pasur premtim që brenda mandatit do e finalizojë këtë projektim elektoral. Tani inskenon një çështje të re që është ligji për votimin e sigurimeve shëndetësore. Të gjitha këto masa janë përpjekje për të maskuar dështimet e kësaj qeverie.

Opozita brenda mundësive të saj do e kritikojë këtë vendim. Ata që mbështesin Kurtin, do e quajnë si arritje.”, tha ish-deputeti i VV.

Sakaq foli për marrëdhëniet mes Kurtit dhe aleatëve ndërkombëtarë, tha se Perëndimi është mosbesues ndaj kryeministrit të Kosovës.

“Kanë qenë në funksion të agjendave pavarësisht se Kurti është munduar t’i shfaqe si jo elektorale. Shihet qartë që ka pasur elemente elektorale. Kishte 4 vite kohë pëë ta realizuar.

Diplomatët perëndimorë kanë humbur besimin që kanë pasur te Kurti. Vizita e shefit të CIA-s, duke marrë pikëpamjen gjeografike të vendeve që vizitoi, tregoi që SHBA kërkon që të mos krijohen tensione të reja. Duhet parë vizita e shefit të CIA-s.”, tha ai.

Read Entire Article